Kronikë

Traktori bie nga ura, humb jetën 55-vjeçari në Korçë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar ditën e sotme në Korçë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Qatrom-Polenë, pranë vendit të quajtur “Ura e Polenës”, ku shtetasi B. T., rreth 55 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor tip traktor, ka rënë nga ura dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

“Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:20, në rrugën Qatrom-Polenë, pranë vendit të quajtur “Ura e Polenës”, shtetasi B. T., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë, duke drejtuar një mjet bujqësor tip traktor, ka rënë nga ura dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top