Disa ditë më parë, repri i njohur Lauren Maxëell ka humbur vajzën e tij 4-vjeçare.

Ishte nëna e tij e cila e zbuloi këtë lajm tragjik, ku gjatë një videoje live reperi kërkoi fansave që t’i dërgonin sa më shumë flutura pasi vogëlushja e ndjerë i kishte shumë qejf.
“A mund të më bëni një nder? Postoni të gjithë flutura. Të gjithë flutura. Ajo i dashuronte fluturat. Nëse ju mund ta bëni këtë gjë, do të thotë shumë për mua”, u shpreh Fetty Wap.
Së fundmi, është bërë i ditur shkaku i vdekjes së vajzës së reperit.
Vogëlushja e ndjerë ndërroi jetë si pasojë e një aritmi kardiake fatale për shkak të komplikimeve të një anomalie që e kishte që nga lindja.
