Kronikë

Trafikoi 12-vjeçarin në Sarandë, arrestohet 50-vjeçarja

Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçares B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

Ajo është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistë  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases  B. M, 50 vjec, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjec, nxënës i klasës së gjashtë, banor në  lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë. Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top