Kronikë

Torino i jep lamtumirën e fundit Aronit të vogël, qyteti mban zi për 4-vjeçarin shqiptar

Itali – Shpërthimi për shkak të rrjedhjes së gazit të martën e 24 gushtit shkatërroi një ndërtesë në rrugën Bramafame 42, në periferinë veriore të Torinos, dhe i mori jetën të voglit Aron Tila, 4 vjeç, i cili vdiq i shtypur nga rrënojat. Të martën në funeralin e fëmijës ishte e pranishme dhe kryebashkiakja Chiara Appendino.

Ditë zie dje në Torino, më 31 gusht, me rastin e varrimit të vogëlushit shqiptar Aron Tila i cili vdiq pas shembjes së ndërtesës në periferi të Torinos në via Bramafame.

Në funeral, në kishën e Sant’Antonio Abate, gjithashtu mori pjesëe kryebashkiakja Chiara Appendino, e cila mori përsipër shpenzimet e funeralit dhe qendroi pranë prindërve të Aronit, mamasë Nertila, e cila u sëmur nga pamja e arkivolit si dhe babait Genci.

Për këtë ngjarje, flamujt u ulën në gjysmështizë në ndërtesat komunale dhe organet publike dhe private, si dhe në ndërtesat e shkollave të të gjitha niveleve dhe u pezulluan aktivitetet muzikore të planifikuara në sheshet publike gjatë gjithë ditës.

Ndërsa arkivoli kaloi, balona blu dhe të bardha u lëshuan në ajër.

“Duke pasur parasysh rrethanat – thuhet në urdhrin e kryebashkiakes – dhe duke marrë parasysh ndjenjën e përgjithshme të emocionit dhe solidaritetit të ngjallur, duke pasur parasysh se i gjithë qyteti është goditur nga ky lajm i dhimbshëm, marrim pjesë në dhimbjen e anëtarëve të familjes në mënyrë të prekshme me ngushëllimet solemne të qytetit”

Famullitari: “Sytë tanë janë mbushur me lot”

“Sytë tanë janë mbushur me lot”. Ky është mesazhi i dërguar nga kryepeshkopi i Torinos Cesare Nosiglia për don Luciano Tiso, famullitarin që kreu ritin e varrimit. “Unë jam gjithashtu me ju – shtoi Nosiglia – me këto fjalë të trishta dhe me mua është e gjithë kisha e Torinos që nuk ka përgjigje për dhimbjen tuaj, përveç atyre të drejtësisë, por që ajo ndihet e bashkuar me të gjithë komunitetin tuaj në emër të Zotit “.

Rrëzimi i ndërtesës në Torino

Aron vdiq nën rrënojat e ndërtesës në Strada Bramafame 42, në periferi veriore të kryeqytetit Piemonte, e cila u rrëzua për shkak të një rrjedhje të dyshuar gazi që shkaktoi një shpërthim.

“Gjithçka ndodhi në një çast, Aron ishte në shtrat në dhomën e gjumit duke fjetur, e pashë por nuk mund të bëja asgjë për ta arritur atë se u bllokova”, tha e dëshpëruar, Nertila, mamaja 34 vjeçare.

“Gjithçka u shemb në çast, unë nuk mund të bëja asgjë,” përsërit gruaja, e shpëtuar vetëm sepse ishte në kuzhinë, e mbrojtur nga një mur. Nertila dhe burri i saj Genci (shqiptarë, të cilët kanë edhe dy fëmijë të tjerë) ishin shpërngulur nga Campania për të filluar një jetë të re në kryeqytetin Piemontez.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top