Kronikë

Theu një lokal në fshatin Çermë, arrestohet autori i dyshuar

Një 42-vjeçar që dyshohet të ketë vjedhur me thyerje një lokal në fshatin Çermë të Divjakës është vënë sot në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë zbardhur dhe dokumentuar tre vjedhje në zonë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se 42-vjeçari me iniciale J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes në lokalin e qytetarit me iniciale D. O. dhe banesës së qytetarit G. T., të ndodhur më 14 maj.

Po ashtu, ai rezulton të jetë autor i vjedhjes së një banese tjetër në fshatin Çermë më 10 maj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top