Showbiz

Tha se ka gjetur dashurinë e jetës, por Sindi Loci ngre dyshimet se është ndarë nga i dashuri

Sindi Loci para disa kohësh ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se ka nisur një lidhje dashurie me një djalë i cili nuk është i njohur për publikun.

Mirëpo, ditën e djeshme ajo ka  ngritur dyshimet se i ka dhënë fund lidhjes me mashkullin misterioz, të cilin zgjodhi të mos e bënte publik në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar mbrëmë në llogarinë e saj në Instagram disa thënie, me anë të të cilave shprehte zhgënjimin që kishte përjetuar nga një person, si dhe nevojën e një përqafimi.

“Njerëzit gjejnë kohë për ata që duan të gjejnë. Njerëzit u shkruajnë dhe u përgjigjen atyre që duan t’u flasin. Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në thënien e parë.

Ende nuk kemi ndonjë reagim nga ana e ish-konkurrentes dhe mbetet për tu parë nëse vëretët lidhja e saj ka përfunduar.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top