Showbiz

Tërhoqën deklaratat për njëri-tjetrin, por Jasmina Kadriu dhe Andi Artani publikojnë imazhe në momente intime

Jasmina Kadriu dhe Andi Artani deklaruan disa ditë më parë se nuk do të jenë më vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”, duke zhgënjyer kështu fansat e tyre.

Konkurrenti nga Kosova u shpreh se Kadriu është shumë xheloze, ndërkohë Jasmina tha se mes tyre nuk kishte mirëkuptim, prandaj nuk mund të vazhdonin më tutje.

Gjithashtu, pas tërheqjes së deklaratave, Jasmina hoqi nga bio i saj llogarinë e Instagram-it të “Për’puthen” dhe fshiu nga ndjekësit Andin.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme në rrjet ka qarkulluar një foto e dyshes duke shkëmbyer një puthje në buzë.

Në foton e realizuar natën, ata shihen në krahët e njëri-tjetrit në një vend me borë.

Nuk ka urrejtje, mos më keqkupto. Mosmarrëveshje po”, shkroi krahas imazhit të parë Jasmina. Ndërsa Andi, ripublikoi foton që ndau Jasmina dhe shkroi: “Në rregull, ti fitove”, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Më pas, konkurrentja publikoi imazhin ku dyshja shkëmbente puthjen në buzë, por e ka fshirë vetëm pak kohë pas postimit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top