Sport

“Tërbohet” Mehmeti, Partizani humbet titullarët, 3 mungesa ndaj Kastriotit, në dyshim edhe Kallaku

Partizani vijon të mbajë të hapur shanset për të siguruar një vend në Evropë edhe nga kampionati, të paktën matematikisht, pasi vendi i 3 mbetet 7 pikë larg. 

Me Mehmetin në stol të kuqtë u rikthyer tek rezultatet pozitive por sërish e kanë të vështirë të ruajnë qëndrueshmëri, vijojnë sezonin me ulje ngritje. Ndaj Egnatias, “demat” u ndalën në një barazim thriller 2-2, humbën jo vetëm dy pikë por dhe tre titullarë të padiskutueshëm.

Eneo Bitri dhe Albion Marku u ndëshkuan me karton të kuq, mungesat e tyre pritet të ndihem jashtëzakonisht shumë nw prapavijë në transfertën përballë Kastriotit. Jo vetëm dyshja Bitri-Marku, ndaj Egnatias trajneri Mehmeti humbi dhe shërbimet e Xhuljano Skukës me sulmuesin që plotësoi numrin e kartonëve. Si të mos mjaftojnë këto tre mungesa të sigurta, shqetësuese mbetet situata me Sherif Kallakun, fantazisti në letër është një pikë thelbësore në formacionin e Mehmetit por forma e tij vendos në siklet trajnerin e Partizanit.

Transferta ndaj Kastriotit është një sfidë me koeficient të lartë vështirësi pasi ekipi krutan po kalon një moment të mirë dhe çdo pikë i bënë punë për të siguruar mbijetesën mes më të mirë ndërsa për Partizanin vlejnë vetëm pikët e plota.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top