Kronikë

Tentuan të vidhnin në një banesë, arrestohet 18-vjeçari dhe i mituri në Sarandë

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Sarandës si autorë të dyshuar për vjedhje.

Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” shtetasit S. K., 18 vjeç dhe A. Sh., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Çukë, Sarandë, pasi u kapën në kushtet e flagrancës duke vjedhur në banesën e shtetasit K. B, në fshatin Çukë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë dhe të ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2021, ku është tentuar të vidhet banesa e shtetasit I. M, në fshatin Çukë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top