Kronikë

Tentativa për arratisje me çarçafë nga 313, Hetimet: Kush e dha urdhërin që gardianët të lëviznin…

Detaje të reja kane dalë ne dritë nga tentativa e arratisjes në burgun 313 rreth nje muaj më parë ku të përfshirë ishin Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulëzim Çepele.

Hetuesit kanë kërkuar rregulloren e brendshme të burgjeve se si veprohet cfarë parashikon ajo, nëse gardianët lëvizin apo ajo nga regjimi i brendshëm. Gjithashtu ata kërkojnë informacion se kush e ka dhene urdhërin për të lëvizur nga ambientet e vendit ku qëndronin, pasi Cepele tentoi të vrasë veten.

Një tjetër verifikim qe po kryen grupi hetimor është edhe kartela mjeksore e Lulzim Cepelës që tetoi vetvrasjen, nëse duhej të cohej apo jo në spital. Hetuesit janë duke verifikuar edhe kamerat e jashtme të burgut 313, nëse ka pasur apo jo ndonjë makinë apo persona të dyshimtë që prosinin jashtë ambienteve te burgut Cekajn dhe Fatmir pjetrin me qëllim largimin e tyre. Burimet bëjnë me dije se po punohet për të mesuar nëse të burgosurit janë ndihmuar nga persona të tjere apo jo dhe nëse tentativa arratisjes së tyre ka qenë e mirëroganizuar.

Gjithashtu sipas informacioneve se pervec ketyre verifikimeve do merret edhe deshmia e mjekes se spitalit te burgut, per gjendjen shendetesore te Cepeles ku ka dyshime se ai nuk ka pasur nevoje per tu transportuar në spital. Gjithashtu Fax Neës mëson se 8 punonjësit e burgjeve do rimerren dhe njeherë në pyetje, pasi ka dyshime se diten e arratisjes janë shkrlur të gjithë rregullat, ku një nder to ështe edhe që gardiani që qëndron tek dera e burgut duhet të jete i armatosur, ndërsa ditën e tentativës së arratisjes ai gardiani, i cili mbeti dhe i plagosur, ishte i paarmatosur.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top