Sociale

Temperatura në rritje të enjten dhe të premten, 6 – 7 maj 2021

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmofserik duke kushtëzuar mot relativisht të qëndrueshëm në vendin tonë. 

E Enjte, 06 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje të izoluara në zonën veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore       10/23°C

Zona e ulët         11/26°C

Zona bregdetare  13/24 °C

Kosova, e Enjte, dt 06 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 11 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 22 gradë Celcius.

E Premte, 07 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dednura. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore       12/25°C

Zona e ulët         10/28°C

Zona bregdetare  12/26 °C/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top