Sociale

Të shtunën pritet rritje e temperaturave, por edhe ndonjë shi

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore tëpozicionuar në ishujt Britanikë duke sjellë stabilitet të motit në vendin tonë.

E Premte, 03 Shtator 2021

Moti do të jetë i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.   

Temperaturat:

Zona malore     12/25°C
Zona e ulët         12/31°C
Zona bregdetare  18/30 °C

Kosova, e Premte, dt 03 Shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 27°C .

E Shtunë, 04 Shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira mesatare shtresore, nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore     14/27°C
Zona e ulët         16/32°C
Zona bregdetare  20/31 °C

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top