Ballkani juglindor do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër në detin Egje e cila do të kushtëzojë në vendin tonë rënie të temperatruave dhe mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

E premte, 2 korrik 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në veri-lindje në formën e stuhive .Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 15/31°C
Zona e ulët 17/34°C
Zona bregdetare 20/32 °C
Kosova, e premte, 2 korrik 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu dhe rrebeshhe. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 29°C.
E shtunë, 3 korrik 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në mesditë në zonën qëndore dhe lindore në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 15/29°C
Zona e ulët 18/33°C
Zona bregdetare 20/31 °C
