Kryebashkiaku i Surfsidem Charles W. Burkett ka konfirmuar se është shënuar të paktën një viktimë nga shembja e pjesshme e një ndërtese në Florida. SIpas Burkettm personi u transportua në spital pasi u nxorr nga rrënojat por shumë shpejt u shpall i vdekur, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve.

Kjo është ngjarje e pabesueshme, horror. Në SHBA, ndërtesat nuk bien në tokë në këtë mënyrë”, tha Burkett.
Kryebashkiaku tha se të paktën 10 persona u trajtuan në vendngjarje ndërsa po vijojnë kërkimet për të mbijetuar. Policia ende nuk ka dhënë një version përfundimtar mb shkaqet e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.
