Bota

Të lidhura me ISIS, policia suedeze arreston dy gra, njëra prej tyre në hetim për krime lufte

Të lidhura me ISIS, policia suedeze arreston dy gra, njëra prej tyre

Policia suedeze tha të hënën se kishte arrestuar dy gra të lidhura me Shtetin Islamik pasi u larguan nga Siria, ndërkohë që mediat njoftuan se njëra ishte duke u hetuar për krime lufte. Zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Ola Osterling tha se prokurori që drejtonte hetimin për dy gratë kishte urdhëruar arrestimin e tyre.

“E zbatuam urdhërin kur aeroplani mbërriti në Stokholm pasdite”, tha Osterling për agjensinë e lajmeve AFP. Një grua e tretë është marrë në pyetje, shtoi ai.

Një deklaratë të hënën nga Autoriteti i Prokurorisë tha se ishin duke u zhvilluar hetime të shumta ndaj burrave dhe grave që ktheheshin nga zonat që ishin kontrolluar nga Shteti Islamik.

“Krime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me njerëzit që kthehen nga zonat e kontrolluara nga ISIS, siç janë krimet e luftës, gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit”, tha prokurorja publike Reena Devgun në një deklaratë.

“Suedia ka një angazhim ndërkombëtar për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto krime”, shtoi ajo.

Autoriteti i Prokurorisë shtoi se nuk mund të komentonte për rastet individuale ose numrin e hetimeve në zhvillim. Por transmetuesi publik SVT raportoi se të paktën njëra nga gratë e arrestuara ishte duke u hetuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Kanali SVT gjithashtu raportoi se gratë që ishin kthyer të hënën kishin qëndruar në kampe në veri të Sirisë, por u dëbuan pasi autoritetet kurde vendosën se nuk kishin prova të mjaftueshme për t’i ndjekur ato ligjërisht.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top