Sociale

Të enjten e të premten, mot i paqendrueshëm në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë  mot të paqëndrueshëm në vendin tonë . 

E Enjte, 17 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale në mesditë në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       12/28°C

Zona e ulët         14/31°C

Zona bregdetare  15/27 °C

Kosova, e Enjte, dt 17 Qershor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 28°C.

E Premte, 18 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare, dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me stuhi lokale në mesditë në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       12/29°C

Zona e ulët         14/32°C

Zona bregdetare  16/29 °C

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top