Kronikë

Të dehurit në rrugët e Tiranës: hiqen 19 patenta, gjoba deri në 150 mijë lekë

Gjatë dy netëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës i ka marrë patentën 19 shoferëve që qarkullonin të dehur në autostradën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan në të dyja kahet.

10 të tjerëve , patenta iu është marrë sepse shpejtësia e tyre arrinte deri në 141 km në orë.

Policia Rrugore e Tiranës tha se po i monitoron pandërprerë me radarë, dragera dhe patrulla të lëvizshme, akset rrugore në fjalë.

Vetëm gjatë dy netëve të fundit në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën,  u konstatuan shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h.

Për shpejtësi u pezulluan 10 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 141 km/h.

Po ashtu, u konstatuan shoferë që e kishin tejkaluar alkolin deri në 0.41 mg/l apo deri edhe të dehur, me 1.19 mg/l. Nga këta u pezulluan edhe 19 leje drejtimi të tjera.

Gjova u vunë 42 copë, nga 2000 deri në 4000 lekë të reja dhe për shpejtësi 39 me nga 5.000 deri në 15.000 lekë të reja për përdorimin e alkolit.

Policia e Shtetit apeloi sërish për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top