Bota

Talibanët po planifikojnë një qeveri gjithëpërfshirëse në Afganistan

Talebanët po planifikojnë një qeveri përfshirëse kujdestare në Afgansitan, pasi grupi rrëzoi administratën e mbështetur nga Perëndimi.

Burimet talebane janë shprehur për Al Jazeera se qeveria në detyre do të përfshjë udhëheqës nga të gjitha etnitë dhe prejardhjet fisnore në vend.

Gati një duzinë emrash po konsiderohen të jenë pjesë e qeverisë së re, thanë burimet.

Kohëzgjata e qeverisë së përkohshme është e paqartë për momentin.

Shumëllojshmëria etnike e Afganistanit ka qenë në qendër të politikës dhe konflikteve në vend.

Pashtunët janë grupi më i madh etnik i Afganistanit, duke përbërë më shumë se 42% të popullësisë.

Komuniteti mysliman sunit flet gjuhën Pashto dhe ka dominuar politikën afgane që nga shekulli i 18-të.

Burimet talebane gjithashtu i thanë Aj Jazeera-s se  është mbledhur një këshill udhëheqës suprem për të vendosur mbi formën e qeverisë së ardhshme dhe për të emëruar ministrat.

Ministritë kryesore të propozuara për nominim përfshijnë gjyqësorin, sigurinë e brendshme, punët e jashtme, financat, infromacionin dhe një detyrë të veçantë për punët e Kabulit.

Bashkëthemeluesi i talebanëve Mullah Baradar është në kryeqytet, Kabul, ndërsa Mullah Mohammad Yaqoob i biri i themelueist të talebanëve Mullah Omar ka udhëtuar për në Kandahar për konsultime fillestare mbi formimin eqverisë, thanë burimet duke shtuar se grupi dëshiron të sjellë fytyra të reja në qeveri, përfshirë djemtë e udhëheqësve të fiseve të Taxhikistanit dhe Uzbekistanit.

Ata thanë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë këmbëngulur për të sjellë disa anëtarë të qeverive të vjetra, përfshirë ish-presidentin Hamid Karzai dhe ish-kreun e Këshillit të Lartë Afganistanit për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah.

Detaje në lidhje me formimin e qeverisë së përkohshme në Afganistan erdhën pas sulmeve vdekjeprurëse jashtë aeroportit të Kabulit ë enjten në mbrëmje.

Sulmet e dyfishta të pretenduara nga ISIS-K një degë e ISIS në Afganistan vranë të paktën 110 njerëz, përfshirë 28 talebanë dhe 13 trupa amerikane.

Një burim tjetër taleban i tha Al Jazeera se grupi mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së Dohas 2020 të nënshkruar me SHBA, duke përfshirë mos lejimin e përdorimit të tokës afgane për të kryer sulme terroriste.

Përsa i përket të drejtave të grave burimi tha se gratë do të lejohen të punojnë në organe të ndryshme qeveritare siç kanë bërë në qeverinë e mëparshme, kryesisht në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.

Sërish sipas burimit do të krijohen gjykata speciale në nivele lokale për të luftuar korrupsionin.

Gjithashtu talebanët po bëjnë përpjeke për të hequr barrikadat dhe bllokimet e panevojshme në qytet dhe se forcave të saj në pikat e kontrollit u është kërkuar të jenë të sjellshëm.

Burimi tha se qeveria e përkoshme talabena po planifikon një tarifë të vetme që të do jetë e zbatueshme për sjelljen e mallrave në vend, nga pika e hyrjes në destinacion.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top