Bota

Talibanët ‘nuk i lejojnë mjeket të kthehen në punë’

Korrespondentja e BBC -së Rajini Vaidyanathan shkruan në Twitter se ajo ka folur me një të ri afgan, motra e të cilit – doktoreshë – nuk lejohet të kthehet në klinikën e saj.

Kjo, pavarësisht se talebanët thonë publikisht se u kanë kërkuar grave që punojnë në Shëndetësi që të kthehen në punë.

Korrespodentja Rajini Vaidyanathan shkroi në rrjetet sociale: “Ora 19, sapo kam folur në telefon me një djalë të ri në Herat, Afganistan. Motra e tij është mjeke. Ai thotë se pavarësisht se talibanët thanë se gratë në Shëndetësi mund të kthehen në punë, ajo nuk lejohet të kthehet në klinikën e saj: “Ata thonë shumë gjëra, por në realitet nuk bëjnë atë që thonë,” është konkluzioni në postimin e gazetares.

Të premten, një zëdhënës i talebanëve tha se ata donin që të gjitha gratë punonjëse të kujdesit shëndetësor të ktheheshin në punë, pasi presioni po rritej mbi shërbimet shëndetësore të Afganistanit.

“Ministria e Shëndetit Publik të Emiratit Islamik i këshillon të gjitha gratë punonjëse në qendrën dhe provincat që ato duhet të vazhdojnë punën rregullisht,” tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid në një deklaratë.

Kur talebanët ishin për herë të fundit në qeveri, para vitit 2001, gratë nuk lejoheshin të punonin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top