Showbiz

Takimi i Mikelës me Bashkimin, Bruno bën veprimin e papritur

Ditën e djeshme, në puntatën e Për’puthen, u transmetua takimi i Mikelës me Bashkimin.

Sipas Mikelës, Bashkimi nuk ju duk shumë i përfshirë, saç është në prapaskena dhe foli se i mungoi një përqafim.
Mikela tha se mendon që Bashkimi ka pëlqim për dikë tjetër më shumë se për të, veçanërisht për Brunon.

Normal që do stepem ndaj një femre, që thotë se kam 4 pëlqime, – tregoi Bashkimi.

Në mes të bisedës Bruno flet:

“Për mendimin tim ishin shumë të largët me njëri-tjetrin, Mikelës nuk ja besoj fare atë ‘dridhjen’ që ndjen për Bashkimin. Nuk e di pse e ka thënë, por doja të shprehja diçka, e di që janë në takim, po doja që në këtë rast ta përqafoja Mikelën, sepse sot në mëngjes kam qenë shumë i mërzitur, shumë ‘down’ nga morali. E është e vetmja këtu që më ka pyetur si je sot.
E për të shuar dhe pjesën që jemi zënë e me qënë se ke nevojë për një përqafim thash okej.
Sigurisht duke i kërkuar leje dhe Bashkimit, me gjithë respektin janë në takim bashkë”.

Në fund të takimit, u dol në konkluzionin se Bashkimi ka tërheqje fizike për Mikelën, por nuk pëlqen shpërthimet e saj. Gjithashtu Mikela u ndje e zhgënjyer nga ai, ndërsa Arjani mbajti anën e Bashkimit dhe i tha Mikelës se mbase vuan nga probleme emocionale dhe ka gjithmonë nevojë për përqafime nga çdo djalë.

https://www.instagram.com/tv/CVLVejzFV3s/?utm_source=ig_web

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top