Moda

Stilistja shqiptare fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton”, reagon Rama

Të martën në mëngjes, stilistja shqiptare e veshjeve për gra, Nensi Dojaka u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.

Ajo domonoi mes 1,900 aplikantë nga 110 vende të ndryshme të botës, duke fituar shumën prej 300,000 € dhe menaxhimin njëvjeçar nga fondacioni i njohur.

Lidhur me këtë sukses, ka reaguar mëngjesin e sotëm, edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në Instagram një foto të Nensit me çmimin e fituar dhe disa nga punimet e saj.

“W😍WW😍WW😍W

NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj⭐⭐⭐⭐⭐

Çfarë talenti❤Çfarë krenarie”, ka shkruar Rama krahas fotove.

Shqiptarja u zgjodh nga një juri e udhëheqësve të industries ndërkombëtare të modës, përfshirë Marc Jacobs, Maria Grazia Chiuri të Dior, Kim Jones të Fendi, Virgil Abloh të Louis Vuitton, Stella Mccartney dhe Jonathan Anderson të Loewe

Stilistja shqiptare fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top