Lajme

Stërvitja e NATO-s/ Kim: Nuk është rastësi që “Defender Europe 21” po bëhet në Shqipëri

Në Portin e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të ZI.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij duke hapur ceremoninë.

Po ashtu, edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë mesazhin e saj në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, në Portin e Durrësit.  Teksa e ka cilësuar këtë stërvitje si historike, ambasadorja Kim është shprehur se nuk është rastësi që ajo po zhvillohet në Shqipëri. Sipas kryediplomates amerikane, roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë, pasi shqiptarët kanë ndihmuar SHBA në stërvitje rreth e përqark globit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top