Kronikë

‘Sqarohemi në darkë’/ Masakra në Velipojë dhe misteri i 3 armëve

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Velipojë policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që sollen këtë krim.

Debati për shezlongët mes dy vëllezërve Gocaj dhe Hasan Ferracakut ka nisur mesditën e së shtunës, por duke qenë se në lëvizje kishte shumë turistë vendosën që ta sqarojnë në darkë.

Në mbrëmje administratori i hotelit “Fantazia” Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtimit shkon në biznesin e Gocajve. Dy familjet u ulën në një tavolinë jashtë hotelit për t’u sqaruar në lidhje me shezlongët.

 Familja Gocaj ka kërkuar të ruajë hapësirën që kishte përpara hotelit, por Ferracaku ka thënë “kemi aplikuar ne”. Gjatë bisedës palët jo vetëm që nuk sqarohen, por konflikti agravohet në sharje dhe ofendime.

Përdorimi i armëve ka nisur sapo Kujtimi Ferracaku ka mbërritur tek hoteli. Pesë nga personat që ishin në vendin e ngjarjes kanë qenë të armatosur, 2 armë janë gjetur, nga të cilat prej njërës nuk ka pasur qitje, e cila ka qenë e Kujtim Ferracakut, që dyshohet se ka vdekur i pari. Ai është përballur direkt me zjarr sapo ka hyrë në ambientet e biznesit të Gocajve duke mos pasur mundësi reagimi.

Gazetarja Xhensila Kodra shprehet se nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje, “sipas burimeve është shtënë nga tre armë, një kallashnikov që nuk është gjetur akoma dhe 2 pistoleta, një TT dhe një miniglock 7.65”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 18 gëzhoja, 5 nga kallashnikovi dhe 13 nga pistoletat.

Nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top