Showbiz

Spekulimet edhe në faqet rozë/ Motra e Neymar i shpreh mirëseardhjen në Paris gruas së Messit

Futbollisti argjentinas Leonel Messi është bërë kryetemë mediatike që prej njoftimit se nuk do të vazhdojë qëndrimin te Barcelona, ndërkohë që të gjitha klubet janë në garë për ta pasur në në skuadrat e tyre.

Në bazë të thashethemeve, Paris Saint-Germaini udhëheq garën për të blerë 34-vjeçarin, teksa tashmë gjërat janë përfshirë edhe në ‘fushën rozë’.

Bashkëshortja e Messit, Antonela Roccuzzo ka publikuar një postim në Instagram, ku shfaqet së bashku me futbollistin dhe fëmijët e tyre, ndërkohë që me një mesazh emocionues i thotë lamtumirë Barcelonës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Rafaellas – motrës së sulmuesit brazilian të PSG-së, e cila ka komentuar: “Mirë se vjen bukuri!”.

Messi dhe Neymar janë miq të mirë që nga koha e tyre te Barcelona, ndërsa gjasat janë reale që të luajnë sërish bashkë në Parkun e Princave në Paris.

foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top