Bota

Spanja sekuestron jahtin super luksoz të ish-agjentit të KGB-së

Spanja sekuestroi jahtin 140 milionë dollarë të ish -agjentit të KGB-së, oligarkut rus Sergei Tsemezov.

Sekuestrimi u bë nga autoritetet spanjolle pas raportimeve se Jahti i përkiste kreut të grupit shtetëror rus Rostec, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin .

“Sot ne sekuestruam një jaht që i përket një prej oligarkëve kyç,” tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez për televizionin La Sexta.

”Ky është një jaht që ne vlerësojmë se vlen 140 milionë dollarë .”

“Do të ketë më shumë”, shtoi ai, pa dhënë detaje.

Superjahti Valerie 85 metra (279 këmbë) i përket Sergei Tsemezov, një ish-oficeri i KGB-së që drejton grupin shtetëror Rostec.

Duke lundruar nën flamurin e Shën Vincentit dhe Grenadineve, Jahi është regjistruar te vajza e birësuar e Tsemezov, Anastasia Ignatova , përmes një kompanie të Ishujve Britanikë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top