Sport

Spanja ndalet në barazim përballë Suedisë

Spanja nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola në sfidën kundër Suedisë e vlefshme për Grupin E në Kampionatin Europian.

Spanja nga minuta e parë ishte më e mirë duke rrezikuar portën me Dani Olmon, Alvaro Moratan apo edhe Koke, por të gjithë ishin të pafat përballë portierit kundërshtar.

Dy raste të arta kishte Suedia me anë të Alexander Isak, por asnjëra nuk u konkretizua. Në fund, Spanja bëri disa super aksione, por portieri i Suedisë ishte në nivel të lartë duke bërë super pritje që befasuan të gjithë.

Me këtë barazim, Sllovakia kryeson Grupin E me 3 pikë, Suedia dhe Spanja pozicionohen në vendin e dytë dhe të tretë. Polonia qëndron e fundit me 0 pikë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top