Politikë

SPAK kërkon rinisjen e gjykimit për Fatmir Mediun

SPAK ka kërkuar rinisjen e gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 për pushimin e çështjes për shkak të imunitetit që z. Mediu gëzonte në atë kohë.

Kërkesa e SPAK për Fatmir Mediun do të shqyrtohet më 17 shtator në Gjykatën e Posaçme të Apelit nga gjyqtarja Saida Dollani.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më herët rrëzoi kërkesën e SPAK për të rigjykuar ish-ministrin me argumentin se nuk ka prova të reja dhe se mungesa e imunitetit që nga 2012 për deputetët nuk e ka penguar prokurorinë të hetojë në këta 10 vjet.

Rihetimi i Fatmir Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top