Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe masave ajrore të nxehta nga Afrika të cilat po mbajnë temperatura të larta në vendin tonë.

E mërkurë, 14 korrik 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 19/37°C
Zona e ulët 21/40°C
Zona bregdetare 22/36 °C
Kosova, e mërkurë, 14 korrik 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 40°C.
E enjte, 15 korrik 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Veri- Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 18/35°C
Zona e ulët 21/37°C
Zona bregdetare 22/33 °C
