Sociale

Sot e nesër vazhdojnë temperaturat e larta në Shqipëri, të enjten deri në 41°C

Gadishulli i  Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit dhe masave ajrore të nxehta nga Afrika të cilat do të ifluencojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë dhe temperatura të larta.

E Mërkurë, 07 Korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë  me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       16/35°C

Zona e ulët         18/38°C

Zona bregdetare  22/35 °C

Kosova, e Mërkurë, dt 07 Korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 17°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 38°C.

E Enjte, 08 Korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë  me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       16/37°C

Zona e ulët         18/41°C

Zona bregdetare  22/36 °C

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top