Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fusha barike me presion të ulët atmosferik e cila po ndikon mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E enjte, 13 maj 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në mesditë në zonën Perëndimore në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 8/19°C
Zona e ulët 8/23°C
Zona bregdetare 11/22 °C
Kosova, e enjte, 13 maj 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 19 gradë Celcius.
E premte, 14 maj 2021
Moti do të mbetet i paqëndrueshëm, do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi të izoluara . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 9/18°C
Zona e ulët 11/22°C
Zona bregdetare 13/21 °
