Bota

Shtypi ukrainas: Takimi Kuleba-Lavrov pa rezultat, as armëpushim, as korridor humanitar për Mariupolin

Gazeta ukrainase “The Kyiv Independent” i konsideroi “pa rezultat”, bisedimet për paqe që u zhvilluan sot midis Rusisë dhe Ukrainës në Antalia me ndërmjetësimin e Turqisë, bisedime të nivelit të lartë midis dy ministrave të jashtëm të të dy vendeve.

“Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u takua me homologun e tij rus Sergey Lavrov më 10 mars në Turqi, – shkroi gazeta, – në përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim 24-orësh dhe një korridor humanitar në qytetin port jugor të Mariupol, të rrethuar nga trupat ruse.

Sipas Kuleba, nuk u arrit asnjë rezultat pasi Lavrov nuk kishte mandat për të nënshkruar ndonjë marrëveshje.

“Kam ardhur këtu me një qëllim humanitar, të largohem nga takimi me një vendim për të vendosur një korridor humanitar për në dhe nga Mariupol”, tha Kuleba, duke shtuar se ata nuk arritën një marrëveshje me Lavrov.

Kuleba tha se ai është i gatshëm të takohet përsëri “nëse do të ketë perspektivë për një zgjidhje”.

Mariupol, një qytet i rrethuar në Donetsk Oblast, ka qenë në kushte të rënda dhe nën sulme të rënda ajrore.

Tre përpjekje për të evakuuar civilët nga qyteti kanë dështuar pasi Rusia e shkeli armëpushimin e përkohshëm të rënë dakord.

Kuleba i përshkroi kushtet aktuale në Mariupol si “apokaliptike” dhe tha, një ditë më parë, se ka pothuajse 3,000 foshnja të porsalindura që nuk kanë ilaçe dhe ushqim në qytet.

“Rusia vazhdon të mbajë peng më shumë se 400,000 njerëz në Mariupol, duke bllokuar ndihmën humanitare dhe evakuimin”, tha ai. “Vazhdon bombardimet pa kriter.”

Për më shumë se një javë, civilët në Mariupol kanë pritur me ankth lajmet për përpjekjet e evakuimit teksa strehohen nën bombardime pa ujë, energji ose ngrohje.

Më 8 mars, presidenti Volodymyr Zelensky tha se një vajzë gjashtë vjeçare vdiq nga dehidratimi në Mariupol. Ai shtoi se numri i saktë i të vdekurve në qytet është e paqartë.

Nënkryetari i bashkisë së qytetit Serhiy Orlov tha më 9 mars se 1,170 civilë kishin vdekur tashmë në qytetin port të rrethuar.

Komentet e Orlovit pasuan sulmin e Rusisë ndaj spitalit të fëmijëve dhe maternitetit aty pranë. Fotot dhe pamjet e ambienteve të shkatërruara janë shpërndarë gjerësisht nga mediat ndërkombëtare. Sulmi vrau tre persona, duke përfshirë një fëmijë, njoftoi Këshilli i Qytetit të Mariupol më 10 mars.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia filloi më 24 shkurt, me trupat ruse të angazhuara në bombardimin e objektivave civile si shkolla, kopshte dhe spitale.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 500 civilë janë vrarë nga Rusia, që nga fillimi i luftës. Vlerësimet e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës e vendosin numrin e viktimave civile në mbi 2,000,” përfundon “The Kyiv Indeipendent”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top