Është shtyrë seanca e radhës gjyqësore në ngarkim të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sanxhaktari, akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, kryer në bashkëpunim të shokut të tij, Florian Lamçe. Shkak për shtyrjen është bërë një kërkesë e avokatëve mbrojtjes se hetimet janë të paplota dhe se çështja duhet të kthehej sërish për rihetim.
Ndërsa një nga avokatët e tjerë në këtë çështje, është shprehur përpara gjyqtares Matilda Fetahu, se nuk ishte njohur ende me dosjen penale. Në këtë çështje prokuroria e Elbasanit, përfaqësohet nga prokurori Gentian Abazaj, i cili është autorizuar për të ndjekur gjykimin e 4 të pandehurve, nga Drejtuesi i prokurorisë, Kreshnik Ajazaj, që ka kryer hetimin e dosjes.
Për ekzekutimin e Florian Lamçës, janë akuzuar Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, ndërsa Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, janë vënë nën akuzën e “Moskallëzimit të Krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Kallëzimit të rremë”.
