Kronikë

Shtatë të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia në Tiranë ka arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale. Njoftohet se në pranga është vënë një 29-vjeçar me iniciale K. S. pasi forcat “Shqiponja” i gjetën gjatë kontrollit fizik një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një kartëmonedhë 100 Euro e dyshuar e falsifikuar.

Kurse, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 arrestuan P. L., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një dorezë metalike dhe një 43-vjeçari me iniciale L. H.,  pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik.

Në pranga është vënë edhe një 38-vjeçar që ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht babain e tij dhe një 61-vjeçar që dyshohet se ka ngacmuar  seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:

F.A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje qarkullimi dhe  D. B., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Policia e Tiranës bën të ditur se më 29 qershor një 31-vjeçar ka kallëzuar se në rrugën “Njazi Meka”, në biznesin e tij bar-kafe, dy persona të paidentifikuar, në gjendje të dehur, i kanë thyer derën e xhamit të lokalit dhe duke i nxjerr jashtë ambienteve të lokalit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Po ashtu, ditën e djeshme u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e J. H., 17 vjeç, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me sende të forta shtetasin S. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top