Polica e Spanjës ka vënë në pranga 5 persona, mes tyre dhe një shqiptar të shpallur në kërkim.

Shqiptari është arrestuar në Barcelonë dhe akuzohet për kërcënim të një personi si dhe armëmbatje pa leje.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vitin 2014 në Tiranë, ku shqiptari i arrestuar ishte konfliktuar me vëllain e të dashurës së tij dhe një person tjetër.
Pak orë pas sherrit i riu ka shkuar në shtëpinë e personit me të cilin kishte konfliktuar dhe e kërcënoi me armë zjarri duke qëlluar më pas edhe në ajër.
