Kronikë

Shqiptari dhunon brutalisht gruan në Greqi, fqinjët dëgjojnë gjithçka dhe lajmërojnë policinë, autoritetet: E gjetëm të mbuluar nga një pellg gjaku

Një incident tronditës i dhunës në familje është regjistruar të enjten në mbrëmje në Kalkidë të Greqisë, ku një 54-vjeçar me origjinë shqiptare ka goditur e plagosur rëndë gruan e tij.

Sherri ka ndodhur brenda banesës ku jetonte çifti dhe zhurmat janë dëgjuar edhe nga fqinjët. Ishin këta të fundit që njoftuan policinë dhe shkuan pranë vendit ku po ndodhte sherri.

Sipas mediave greke, policia ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur gruan të shtrirë në tokë, me një plagë të madhe në kokë dhe e mbuluar nga një pellg gjaku. Gruaja është drejtuar në një spital lokal e ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në rajon.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top