Thellohet tragjedia e familjes Gjoka në Velipojë.

Pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna, si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre më 4 korrik.
Ka ndërruar jetë Alketa Gjoka e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Pas shpërthimit gjetën vdekjen vajza e saj e madhe Daniela Gjoka 19-vjeçe dhe vajza e vogël Klarisa Gjoka 15 vjeçe.
Ndërkohë që djali, fëmija i vogël i familjes, 12 vjeç, është duke u përmirsuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut. Nëna, Alketa Gjoka dhe tre fëmijët e saj ishin duke pastruar në hotelin e tyre teksa ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit, duke i lënë të plagosur të tre.
E para që ndërroi jetë ishte vajza e madhe, 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila në gusht kishte caktuar edhe datën e dasmës. Ndërkohë që pas saj, humbi betejën në një spital në Itali edhe motra e vogël, vetëm 15 vjeçe.
