Kronikë

Shpërthim në Durrës, i vihet tritol makinës së një polici

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sot në lagjen nr.17 të Durrësit. Mësohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël tritoli që ishte vendosur në makinën e parkuar të një punonjësi policie me iniciale L.K.

Fatmirësisht, në orën 6:25 kur ndodhi shpërthimi, në makinë nuk kishte njerëz dhe pati vetëm disa dëme të vogla materiale. Policia ka marrë në pyetje menjëherë disa persona për t’i pyetur për ngjarjen.

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Më datë 03.09.2021, rreth orës 6:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top