Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, plagoset e moshuara

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e plagosur ka mbetur një e moshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në Kullë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit  me inicialet U. M., ku si pasojë e shpërthimit të bombolës është lënduar shtetasja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top