Kronikë

Shpërndante drogë në klubet e natës, arrestohet i riu në Pogradec

Policia e Pogradecit ka shtrirë kontrollet në të gjithë territorin e qytetit.

Si pasojë, në pranga ka rënë një shtetas, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës.

Raportohet se gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj shtetasit L. P., policia ka gjetur sasi kanabisi dhe kokaine.

I riu nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ishte arrestuar edhe më herët për vepre të ndryshme penale.

Priten detaje zyrtare nga policia, ndërkohë burimet për gazetaren Kodra bëjnë me dije se ky hetim kishte dy muaj që kishte nisur.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top