Kronikë

Shkrumbohet mjeti i parkuar në zonën e Unazës së Re, çfarë thotë policia

Një makinë është djegur sot në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në Unazë të Re, në rrugën “Teodor Keko”. Burime zyrtare bënë me dije se ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit me inicialet E. B.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top