Kronikë

Shkonte nga Tirana për të vaditur kanabisin që mbolli në Dhërmi, përfundon në pranga

Një qytetar nga Tirana, F.B. 61 vjeç, kishte mbjellë kanabis në Dhërmi dhe shkonte për ta rritur e selitur, por fati i keq bëri që të binte në sy të Policisë dhe të arrestohej.

Policia tha se gjatë kontrollit masiv të territorit në Himarë,  bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, ka evidentuar këtë rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Himarës e arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.

Dosja e tij ia dha Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top