Kronikë

Shkon të rinovojë dokumentet, shqiptari i kërkuar për vrasje në Kretë arestohet pas 11 viteve në arrati

Një shqiptar 35 vjeç është arrestuar ditën e djeshme, më datë 25 maj, në Kretë, pasi dyshohet si autor i një vrasjeje të ndodhur 11 vjet më parë në Lamia.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim policor 11 vjet më parë dhe qëndronte i fshehur në Kretë.

Ai është arrestuar në momentin kur kishte shkuar për të firmosur rinovimin e dokumenteve të qëndrimit në Greqi.

Policia zbuloi se 35-vjeçari kërkohej për vrasjen e një bashkëatdhetari  të ndodhur në Lamia në vitin 2009. Ai do të transferohet në Lamia për procedurat e mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top