Marsel Rusi, 33-vjeçari që u vetëplagos një natë më parë në Korçë është arrestuar nga policia bashkë me shokun e tij Andi Adri.

Sipas policisë, ata kanë tentuar të shtrembërojnë ngjarjen duke dhënë deklarime të rreme. Adri e ka çuar në spital 33-vjeçarin duke i kërkuar të thotë se e ka plagosur dikush tjetër, por nga hetimet ka rezultuar se ai është vetëplagosur.
Rreth orës 22:40, Rusi ka shkuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore i dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
“Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.
