Kronikë

Shkodër/ Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen katër persona (Emrat)

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre.

Në operacionin e koduar “Naraçi” u arrestuan Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.

Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotike” kryer në bashkëpunim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top