Një djalë 16-vjeçar nga fshati Trush i Shkodrës ka humbur jetën i përplasur nga një makinë, mëngjesin e sotëm. 16-vjeçari Oltion Geci ishte duke shkuar në punë me motokorrësen e tij në orën 6, kur një BENZ e ka goditur në momentin që po hynte në rrugën kryesore.

Policia njoftoi se “më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në Trush të poshtëm, shtetasi L.L, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar një “Benz” është përplasur me një motokorrëse, që po dilte nga rruga dytësore për në rrugën kryesore.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.
L.L, është shoqëruar në ambiente e Policisë Shkoder për veprime te mëtejshme. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike. mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”
