Një kartel droge i përbërë nga dy grupe kriminale, që përfshinte siçilianë, kolumbianë dhe shqiptarë, është shkatërruar nga Policia e Katanias në Itali, ndërsa janë prerë urdhër-arresti për 13 persona.

Hetimet e kryera nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Guardia di Finanza të Catania, bënë të mundur shpërbërjen e një karteli droge që vepronte në Katania, dhe merreshin me trafikun e lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 365 kilogramësh të lëndës narkotike, përfshirë marijuanë dhe kokainë.
Nuk bëhen me dije identitetet e personave që janë arrestuar nga Policia e Katanias.

