Bota

Shifrat nga COVID-19: 3.1 milionë njerëz kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë

Prej më shumë se një viti, që prej shpërthimit të pandemisë COVID-19, në të gjithë globin, janë regjistruar mbi 150 milionë të infektuar.

Këto të dhëna janë publikuar së fundmi nga Universiteti Johns Hopkins.

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të vaksinave të shumta për virusin dhe një numri vendesh që vendosin masa parandaluese, ka ende qindra mijëra raste të reja çdo ditë.

Sipas Johns Hopkins, më shumë se 905.000 infeksione të reja i regjistruar më botë vetëm të enjten.

Deri më tani, më shumë se 3.1 milionë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-i në të gjithë botën.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top