Bota

SHBA ‘po i shqyrton të gjitha mundësitë’ për amerikanët e bllokuar në Afganistan

Nënsekretarja amerikane për Çështjet Politike Victoria Nuland tha se rreth 100-200 amerikanë kanë mbetur në Afganistan, të cilët mund të kërkojnë të largohen nga vendi.

Kur u pyet në lidhje me planet për të evakuuar ata që kanë mbetur, ajo tha: “Këto përpjekje nuk përfunduan më 31 gusht dhe nuk do të përfundojnë derisa të kemi siguruar evakuimin e çdo qytetari amerikan dhe mbajtësi të Kartës së Gjelbër si dhe të njerëzve që punuan me ne për t’i shërbyer popullit amerikan e që duan të ikin jashtë.

“Pra, ne kemi qenë në kontakt me ta në 24 orët e fundit për t’u thënë atyre se ne po shikojmë të gjitha variantet e mundshme – rrugët ajrore, rrugët tokësore,” tha ajo, duke vënë në dukje se puna ishte ende në proces për të identifikuar ata që duan largohen.

“Ne gjithashtu po punojmë intensivisht me vendet në terren që po përpiqen të hapin aeroportin civil,” shtoi ajo.

“Por ne gjithashtu po u përcjellim atyre se shpëtimi dhe siguria e tyre është shqetësimi kryesor për ne.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top