Showbiz

Shakira nuk e fsheh krenarinë ndaj Pique

Këngëtarja e njohur, Shakira, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të shprehur krenarinë për burrin e saj, Gerard Pique, i cili vendosi ta zvogëlonte pagën duke ia mundësuar Barcelonës që t’i regjistronte lojtarët e rinj.

Në këtë mënyrë, ai është bërë futbollisti më i dashur i tifozëve katalunas brenda dhe jashtë fushës.

Këngëtarja kolumbiane publikoi një fotografi të bashkëshortit në Instagram, në të cilën ai festonte golin e tij, të shoqëruar me mesazhin e saj me dashuri.

“Shumë krenare me ty Gerard Pique! Skuadra jote, klubi yt, por edhe ne, familja jote, gjithmonë mund të llogarisim ty sa herë që kemi nevojë për ty!”, ka shkruar Shakira.

Aktualisht, çifti janë larg njëri tjetrit, pasi ajo ndodhet në pushim me dy djemtë e tyre, kurse Pique ka qëndruar në Barcelonë, pasi tashmë ka filluar sezoni.

https://www.instagram.com/p/CSnOQ7iI-4H/?utm_source=ig_web

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top