Kronikë

Sekuestrohet kokainë me vlerë 35 milionë euro në Holandë

Autoritetet irlandeze dhe holandeze në një operacion të përbashkët anti drogë kanë bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kokaine me vlerë 35 milionë euro.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kokaina ishte e paketuar dhe maskuar si qymyr. Droga është gjetur brenda dy kontejnerëve transportues nga Amerika e Jugut që mbërritën në portin e Roterdamit, në Holandë, si pjesë e asaj që hetuesit irlandezë besojnë se ishte një përpjekje për të importuar deri në gjysmë ton kokainë në Irlandë, sipas një njoftimi për shtyp nga Garda Síochána, policia dhe shërbimi i sigurisë kombëtar i Irlandës.

Brenda kontejnerëve gjendeshin 2,000 thasë me qymyr. Por falë përdorimit të një skaneri me rreze X dhe qenve policorë, disa prej çantave u gjetën që përmbajnë kokainë.

Autoritetet e Irlandës më vonë konfirmuan se kokaina ishte e pranishme, por “do të duhen disa ditë dhe mbase edhe më gjatë që të nxjerrin kokainën nga produkti brenda të cilit fshihet”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top